Për dy ditë, një qytet në perëndim të Bjellorusisë shijoi lirinë. Në Grodno, punëtorët e një fabrike shtetërore plehrash hyn në grevë, kundërshtarët e regjimit dolën hapur në sheshin qendror dhe policia e bëri të paimagjinueshmen: Kërkoi falje për dhunën ndaj protestuesve. Pastaj u kthye frika.
Kthimi i fateve ishte i qartë të enjten kur mësuesja e pensionuar e çerdheve, Natalia P Antonova, luti punëtorët e fabrikës së plehrave që t’i bashkoheshin protestës dhe të vazhdonin grevën. Ata qëndruan të heshtur, duke mos ia zënë për të madhe.
Në mbrëmje kur një turmë prej nja 1 mijë personash u mblodh në sheshin e qytetit. Edhe një herë bënin thirrje për dorëheqjen e presidentit Lukashenko, shkruan KOHA. Pastaj një veturë policie shkoi në drejtim të protestuesve për t’i shpërndarë ata.
“Njerëzit kanë presion në punë, pagat janë minimale dhe krejt jemi në kredi”, ka thënë protestuesja Olga Lebedevich, disenjatore 45-vjeçare. “Të gjithë janë të frikësuar se nuk do të marrin rrogën, për këtë shkak jetojnë në frikë”.
Në krejt këtë ish-republikë sovjetike në Evropën Lindore, presidenti Alexandr Lukashenko ka fituar momentum në tentimin brutal për të vazhduar pushtetin pas fitores së dyshimtë në zgjedhjet e 9 gushtit. Rezultatet me gjasë janë falsifikuar.
Edhe
I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar
Protestat që pasuan u kundërshtuan nga grushtet e policisë, plumbat e gomës dhe arrestimet e shumta. Ky grusht i hekurt i shtetit nxiti reagime të ashpra, që shtynë edhe më shumë bjellorusë t’ua mësynin rrugëve të qytetit.
Në ditët e fundit, Lukashenko i ka rënë në fije. Ka vendosur që të neutralizojë pakënaqësitë ndaj tij shumë më thjesht. Administrata organizoi tubime në përkrahje të tij, teksa vetë presidenti i kërcënoi punëtorët e ndërmarrjeve që janë bazë e politikave të tij. I paralajmëroi kompanitë greviste se punëtorët do të humbnin punën. Pastaj në grevë hyri edhe televizioni shtetëror. Lukashenko tha se do t’i zëvendësonte të gjithë me gazetarë nga Rusia.
Të premten, Lukashenko dha një paralajmërim krejt të thjeshtë se protestat e dhunshme nuk do të zgjasin fort. “Kësaj më duhet t’i jap fund unë dhe jemi duke i dhënë fund”, tha Lukashenko pas takimit me zyrtarët e policisë. “Më besoni, në ditët e ardhshme do të marrë fund kjo punë”.
Prishja e qetësisë
Edhe
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë
Kthesa e madhe e zgjoi nga gjumi Grodnon, qytetin me 370 mijë banorë në perëndim të Bjellorusisë. Në javët e fundit kishte qenë epiqendër e ndjenjave kundër Lukashenkos.
Të dielën, mijëra banorë të qytetit vërshuan rrugët duke mbajtur flamuj bardhë e kuq, simbol i opozitës. Në Grodno dhe çdo cep të shtetit pakënaqësia jetëgjate për shkak të ngecjes ekonomike dhe shkeljes së lirive nga Lukashenko u shpërfaq hapur pas pamjeve të policëve duke rrahur protestuesit.