Një deputete e Kansasit është ankuar publikisht për shfrytëzimin e banjës për gra me një kolege transgjinore të cilën e përshkroi si kërcënim potencial për fëmijët që vizitojnë asamblenë, raportoi AP të martën.
Republikania Sheryl Helmer qëndroi me vendosmëri prapa komenteve të saj në një email drejtuar një studenteje të diplomuar në universitetin e Kansasit ndërsa mbronte një projektligj që do ta bënte krim për mjekët të siguronin hormone ose të bënin operacione të tranzicionit gjinor për fëmijët nën 18 vjeç.
Ajo gjithashtu kritikoi promovimin e të drejtave të transgjinorëve nga Stephanie Byers, ligjvënësja e parë transgjinore e zgjedhur në Kansas.
Helmer tha se ishte në asamble me një nënë dhe vajzën e saj të vogël para disa muajsh dhe se vajza ishte frikësuar nga Byersi.
Ajo tha se donte të tregonte se kishte të drejtë duke hyrë gabimisht në banjën e burrave dhe se kur burrat ishin befasuar, ajo i kishte pyetur si do të ndjeheshin nëse një grua hyn vazhdimisht në banjën e tyre.
Byer tha se e dinte që flitej për të nëpër zyre por shokuese për të ishte dalja publikisht kundër.
“Pjesa tronditëse është se doli jashtë, që dikush me të vërtetë e tha”.