Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lideri politik i Hamasit paralajmëron Izraelin: Do ta humbësh luftën

Udhëheqësi politik i grupit të Hamasit, Ismail Haniyeh, e ka paralajmëruar Izraelin se nuk do t’i ikën humbjes në luftën e nisur më 7 tetor, duke thënë se kryeministri Benjamin Netanyahu të vë zjarrin “për të mbrojtur veten dhe ekstremistët”.

Në një video mesazh të transmetuar të mërkurën nga Iran Observer, Haniyeh i ka thënë Izraelit se është mposhtur më 7 tetor, e tash "po e mbulon dështimin duke sulmuar civilë".

“I themi armikut dhe atyre që i qëndrojnë pas se përpjekjet të mjerueshme për të mbuluar dështimin tuaj duke kryer masakra të ashpra ndaj civilëve të pafajshëm, me të gjitha poshtërsitë, nuk do t’ju shpëtojnë nga humbja”, ka thënë ai.

Sipas Haniyehit, Hamasi ka prezantuar një plan për ndalimin e agresionit, hapjen e kufijve dhe arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin e pengjeve.

“...Marrëveshja mbaron me hapjen e rrugës politike për krijimin e shtetit të pavarur palestinez në Jerusalem dhe të drejtën për vetëvendosje”, ka shtuar ai.