Bota nuk ka pse të ketë frikë nga regjimi i ri në Siri, ka thënë lideri i grupit të rebelëve “Hayat Tahrir al Sham (HTS) për “SkyNeës”.
Ahmed al-Sharaa, i njohur edhe si Abu Mohammed al-Jolani, u përpoq t’i siguronte shtetet e huaja duke premtuar se do ta rindërtonte Sirinë.
“Frika e tyre është e panevojshme. Frika ishte nga prezenca e regjimit të Assadit. Shteti po ec përpara zhvillimit dhe rindërtimit. Po shkon përpara stabilitetit”, ka thënë ai.
Al-Jolani ka thënë tutje se njerëzit janë të lodhur nga lufta dhe se Siria nuk është e gatshme për një tjetër e nuk do të hyjë edhe në një luftë.
“Burimi i frikës tonë ishte nga militantët iranianë, Hezbollahu dhe regjimi i cili kreu masakrat që i shohim sot. Heqja e tyre është zgjidhja për Sirinë”, është shprehur ai.
-
Lideri i rebelëve: Siria po shkon drejt zhvillimit, s’do të hyjë në një tjetër luftë
-
Siria s’është kërcënim për botën, thotë lideri i kryengritësve që rrëzuan Assadin
-
Lideri rebel sirian thotë se qëllimi është përmbysja e regjimit të Assadit: Do ta ndërtojmë Sirinë
-
Udhëheqësit sirian i kërkohet t’i frenojë xhihadistët, s’ka zgjedhje tjetër
-
Mund të kalojnë katër vjet deri në mbajtjen e zgjedhjeve, thotë lideri i Sirisë