Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lideri i grupit Boko Haram dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Lideri i grupit militant nigerian Boko Haram, Abubakar Shekau, dyshohet se ka kryer vetëvrasje, kanë thënë militantët rivalë islamistë në një audio incizim, raporton BBC.

Në audion e siguruar nga agjencitë e lajmeve, grupi Iswap ka thënë se Shekau ka vdekur pasi ka detonuar eksplozivin në trupin e vet pas luftimeve mes dy grupeve.

Shekau ishte raportuar se ka vdekur edhe muajin e kaluar dhe është raportuar i vdekur edhe më herët.

Boko Harami nuk e ka konfirmuar vdekjen e Shekaut e po ashtu edhe Qeveria e Nigerisë nuk e ka konfirmuar këtë.

Artikuj të ngjashëm