Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë shprehur mbështetjen e tyre për një marrëveshje të rëndësishme, që kufizon aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
"Këshilli Europian riafirmon angazhimin e tij të plotë ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe mbështet deklaratën e Këshillit të punëve të Jashtme të 16 tetorit 2017", thonë udhëheqësit e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në një deklaratë të shkurtër, të parë nga RFE / RL.
Trump, në një fjalim rreth politikës me Iranit më 13 tetor, ka refuzuar të vërtetonte pajtueshmërinë e marrëveshjes me Iranin dhe tha se do t'i kërkonte Kongresit të forcojë legjislacionin për të vënë më shumë presion ndaj Teheranit që ta pengojë në "rrugën" e tyre drejt zhvillimit të armëve bërthamore.
Ministrat e Jashtëm të BE në fillim të javës miratuan një deklaratë ku thuhej se marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, e njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), është "një element kyç i arkitekturës globale të mospërhapjes bërthamore dhe është vendimtar për sigurinë e rajonit ".
-
Irani nuk do të flasë për marrëveshjen bërthamore derisa SHBA-ja t’ia heqë sanksionet
-
Shtetet evropiane i bëjnë thirrje Iranit të respektojë marrëveshjen bërthamore
-
Merkel, Macron e Johnson: Irani të respektojë Marrëveshjen bërthamore
-
Evropa i hedhë poshtë “ultimatumet” bërthamore të Iranit
-
Pence i bën thirrje Evropës që të tërhiqet nga marrëveshja me Iranin