"Është e pakrahasueshme", thotë Slaieh. "Një muaj punë atje është e barabartë me tre vjet punë këtu". Leja, një copë letër, e mbështjellë me plastikë mbrojtëse, i lejon 44-vjeçarit të punojë në një dyqan ushqimesh në Izraelin jugor, duke fituar 10 herë më shumë sesa në Gaza. Do të thotë një edukim më i mirë për gjashtë fëmijët e tij, më shumë ushqime familjare dhe të mira si pasta, kos frutash dhe qumësht me çokollatë
Ibrahim Slaieh mund të tregojë tri momente të mëdha gëzimi në jetën e tij në Rripin e Gazës: diplomimin universitetar, dasmën e tij dhe ditën e vitit të kaluar kur mori leje pune gjashtëmujore për të punuar brenda Izraelit.
Leja, një copë letër e mbështjellë me plastikë mbrojtëse, i lejon 44-vjeçarit të punojë në një dyqan ushqimesh në Izraelin jugor, duke fituar 10 herë më shumë sesa në Gaza. Do të thotë një edukim më i mirë për gjashtë fëmijët e tij, më shumë ushqime familjare dhe të mira si pasta, kos frutash dhe qumësht me çokollatë.
Pa të atij do t'i duhej të kërkonte paga të ulëta brenda rripit të ngushtë bregdetar, i cili ka qenë nën një bllokadë gjymtuese izraelito-egjiptiane, qëkur grupi militant islamik “Hamas” mori pushtetin 15 vjet më parë. Me papunësinë që lëviz rreth 50%, kjo mund të nënkuptojë rimëkëmbjen e rrënojave nga vitet e konfliktit ose kapjen e zogjve në kurth për t'i shitur në dyqanet e kafshëve.
"Është e pakrahasueshme"
"Është e pakrahasueshme", thotë Slaieh. "Një muaj punë atje është e barabartë me tre vjet punë këtu".
Izraeli e pranon se lejet janë gjithashtu një mjet i fuqishëm për të ndihmuar në ruajtjen e qetësisë ose - në sytë e kritikëve të tij - kontrollit.
Izraeli ka lëshuar deri në 15.500 leje pune që nga viti i kaluar, duke lejuar palestinezët si Slaieh të kalojnë në vend nga Rripi i Gazës dhe të punojnë kryesisht punë që paguajnë paga shumë më të larta se ato që janë të disponueshme brenda Gazës.
Ata janë ndër punëtorët e parë të Gazës që punojnë zyrtarisht brenda Izraelit që nga pushtimi i territorit nga Hamasi në vitin 2007. Më shumë se 100.000 palestinezë nga Bregu Perëndimor i pushtuar kanë leje të ngjashme që i lejojnë ata të hyjnë në Izrael për punë.
Lejet i japin Izraelit një formë levash mbi palestinezët që mbështeten tek ata dhe mbi “Hamasin”. Sundimtarët militantë të Gazës rrezikojnë të fajësohen nëse kufiri mbyllet dhe punëtorët detyrohen të qëndrojnë në shtëpi, siç ishin në fillim të këtij muaji gjatë shpërthimit të fundit të dhunës.

“Vullnet i mirë” apo “mjet kontrolli”?
“Hamasi”, i cili ka luftuar katër luftëra dhe beteja të panumërta më të vogla me Izraelin ndër vite, ka marrë pjesë në raundin e fundit të luftimeve, me sa duket për të ruajtur lejet dhe mirëkuptimet e tjera ekonomike me Izraelin që kanë siguruar një shpëtim ekonomik për territorin.
Javën e kaluar ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, njoftoi 1.500 leje të tjera "me kusht që situata e sigurisë të mbetet e qetë", duke përcaktuar edhe një herë kushtet në të cilat lëshohen lejet.
Izraeli shpesh i përshkruan lejet dhe masat e tjera që ofrojnë mundësi ekonomike për palestinezët, si masa të vullnetit të mirë. Kritikët i shohin lejet si një mjet tjetër kontrolli, pjesë e sundimit ushtarak prej dekadash të Izraelit mbi miliona palestinezë, i cili nuk tregon asnjë shenjë përfundimi. Izraeli i konsideron edhe format paqësore të protestës palestineze si një kërcënim për rendin publik, diçka që mund të çojë në anulimin e një lejeje.
Maher al-Tabaa, zyrtar i Dhomës së Tregtisë në Gaza, thotë se lejet kanë pasur pak efekt në ekonominë e gjerë të Gazës, e cila mbetet shumë e tkurrur nga mbylljet. Ai thotë se ata që punojnë në Izrael injektojnë një total prej vetëm 1 milion dollarësh në ditë në ekonominë e Gazës.
Para pushtimit të “Hamasit” në vitin 2007, rreth 120.000 gazanë punonin brenda Izraelit. Pothuajse të gjithë humbën lejet e tyre kur Izraeli e shtrëngoi bllokadën atë vit. Që atëherë popullsia është dyfishuar në rreth 2.3 milionë, edhe pse ekonomia është shembur.
Izraeli thotë se bllokada është e nevojshme për të parandaluar “Hamasin” të ndërtojë arsenalin e tij, ndërsa grupet e të drejtave të njeriut e shohin atë si një formë ndëshkimi kolektiv.
Al-Tabaa tha se vetëm dyfishimi ose trefishimi i numrit aktual të lejeve do të sillte një rimëkëmbje ekonomike në Gaza.
Përktheu: Forca Jashari