Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Legarde: Lufta në Ukrainë do ta rritë edhe më tej inflacionin në Evropë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) parashikon se lufta në Ukrainë do t’i rrisë nivelet e inflacionit edhe më tej në një periudhë të shkurtër kohore.

“Lufta Rusi-Ukrainë do të ketë një ndikim material në aktivitetin ekonomik dhe inflacionin përmes çmimeve më të larta të energjisë dhe mallrave, ndërprerjes së tregtisë ndërkombëtare dhe besimit më të dobët”, ka thënë presidentja e BQE-së, Christine Lagarde në një fjalim të enjten.

Lagarde ka thënë se ndikimi i konfliktit mund të shtyjë inflacionin në zonën e euros - i cili arriti në 5.8% në shkurt.

Sanksionet financiare kundër Rusisë, të cilat përfshijnë ndalimin e disa bankave ruse nga rrjeti i pagesave SËIFT, nuk kanë shkaktuar ende probleme për bankat evropiane, ka shtuar ajo.

“Sanksionet deri më tani nuk kanë shkaktuar tendosje të rënda në tregjet e parasë apo mungesë likuiditeti në sistemin bankar të euro zonës”, ka thënë Lagarde.