Kryetarja e Asamblesë Kombëtare, Marine Le Pen, ka deklaruar se ekziston rrezik i madh që konflikti në Ukrainë të përshkallëzohet në luftën e tretë botërore, nëse NATO përfshihet plotësisht në konflikt.
“Furnizimi gradual i armëve mund ta kthejë këtë konflikt në një luftë 100-vjeçare. Përfshirja e plotë e NATO-s në konflikt për hir të një fitoreje hipotetike të Ukrainës do të çojë në luftën e tretë botërore”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se nuk ishte kundër blerjes së armëve mbrojtëse, por bëri thirrje për të ngritur “çështjen e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, pasojat e të cilit nuk dihen”.
“Vazhdimi i këtij konflikti mund të ndryshojë përgjithmonë ekuilibrin e fuqisë në botë”, theksoi Le Pen.
Ajo shtoi se ky konflikt tashmë ka çuar në ndërprerjen e lidhjeve mes Evropës dhe Rusisë, e cila është kthyer në një partner të privilegjuar të Indisë dhe Kinës.
“Që nga ky moment, është e nevojshme të fillojmë të hedhim themelet për paqen. Është e nevojshme të organizohet një konferencë e madhe për të gjitha palët në konflikt për të arritur paqen”, ka shtuar ajo.
-
Le Pen do ta tërheqë Francën nga struktura komanduese e NATO-s nëse zgjidhet presidente
-
Trumpi thotë se lufta në Ukrainë mund të çojë në një luftë të tretë botërore
-
Zelensky: NATO-ja është alternativa për të shmangur një tjetër luftë
-
Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i arritshëm, thotë Zelensky
-
Zelensky kërkon vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë deri në anëtarësimin në NATO