Marine Le Pen ka lënë të kuptohet se pavarësisht humbjes së zgjedhjeve presidenciale nga Emmanuel Macron, sigurimi i gati 42 për qind të votuesve francezë do të thotë se lëvizja e saj e ekstremit të djathtë ka një bazë solide mbi të cilën mund të ndërtojë një të ardhme.
Në fjalimin e saj për koncesion, Le Pen tha se “loja nuk ka përfunduar, pasi pas disa javësh do të zhvillohen zgjedhjet legjislative”, shkruan CNN.
Ajo shtoi: “Sonte ne nisim betejën e madhe të zgjedhjeve legjislative... me të gjithë ata që kanë kombin në zemër... Unë kurrë nuk do të heq dorë nga francezët”.
Artikuj të ngjashëm