Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Le Pen dhe Macron me nga 23 deputetë në Parlamentin Europian

Paris, 27 maj – ”Rassemblement National” e Marine Le Pen dhe ”En Marche” e presidentit, Emmanuel Macron dolën me rezultat të njëjtë në zgjedhjet për në PE, me 23 vende secili, njoftoi sot media franceze.

Le Pen mori 5,3 milionë vota dhe Macron 5,1 milionë.

Ndërkohë, të gjelbërit francezë morën 13 vende në PE/ANSA.