Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Le Pen: BE-ja do të vdesë, globalistët do të shkatërrohen

Bashkimi Evropian do të vdesë, ndërsa globalistët do të shkatërrohen, deklaroi lideri i Frontit nacional ekstrem djathtist francez dhe kandidatja për presidente të Francës, Marine le Pen në qytetin Lilles, në pjesën veriore të vendit.

"BE-ja do të vdesë, sepse njerëzit nuk e duan. Perandorive arrogante dhe hegjemoniste iu është shkruar të vdesin", tha Le Pen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka ardhur koha për shkatërrimin e globalistëve, theksoi ajo dhe i akuzoi rivalët e saj politikë, centristin Emanuel Makron dhe konservatorin François Fillon për tradhti për shkak të platformave të tyre politike të BE-së dhe ekonomisë së tregut.

"Zgjedhjet presidenciale në Francë janë faza e ardhshme e betejës globale të njerëzve, pas Brexitit dhe fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Investimi i vërtetë në Francë do të jetë mbijetesa ose vdekja e BE-së. Ato do të jenë një lloj referendumi", shtoi Le Pen.