Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavorv, ka përmendur Kosovën gjatë vizitës së tij në Turqi.
Lavrov në Antalya sot është takuar me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, me ndërmjetësimin e palës turke.
Lavrov ka bërë një krahasim të situatës në Krimenë me atë të Kosovës.
Ai në konferencë për media pas takimit, ka thënë se ka pasur hipokrizi rreth Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Ai për Kosovën ka thënë se NATO kishte krijuar një situatë nëpërmjet bombardimeve të saj. Dhe se sulmoi Jugosllavinë pasi nuk donte shtete të mëdha në Ballkan.
“Perëndimi sulmoi Jugosllavinë pasi nuk donte shtete të mëdha në Ballkan dhe e njëjta mund të jetë edhe sa i përket Rusisë. E vetmja gjë që Perëndimi do është që të punojë vazhdimisht kundër Rusisë. Ka pasur hipokrizi edhe për Krimenë. Nuk kishte referendum në Kosovë, por NATO-ja krijoi një situatë nëpërmjet bombardimeve. Qëllimi i shteteve si Anglia gjithmonë ka qenë i njëjtë. Është sulmi ndaj Rusisë. Është sulmi ndaj interesave të Rusisë, fesë dhe sigurisë”, ka thënë Lavrov në konferencë për media raporton “Hurriyet”.
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim pasi Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën
-
Përfaqësuesi rus në OKB fantazon për spastrim të joshqiptarëve nga Kosova
-
Orav: Lufta në Ukrainë dha moment të ri të zgjerimit të BE-së, mundësi për Kosovën e për Serbinë
-
Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen