Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Tajvan, është një përpjekje e Washingtonit për ta irrituar Kinën.
Pelosi vizitoi Tajvanin këtë javë, duke e bërë atë zyrtaren më të lartë amerikane që e ka bërë këtë në 25 vjet, raportoi Sky News të mërkurën.
Bisedat fillestare për vizitën kishin shkaktuar paralajmërime të mprehta nga Kina, e cila pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj.
Lavrov ka thënë se vizita është një përpjekje e qëllimshme e Washingtonit për ta irrituar Kinën.
“Unë nuk shoh asnjë arsye tjetër për të krijuar një bezdi të tillë, duke e ditur shumë mirë se çfarë do të thotë kjo për Republikën Popullore të Kinës”, tha ministri i jashtëm rus.
-
Diplomati kinez: Vizita e Pelosit në Tajvan, e papërgjegjshme dhe irracionale
-
Tajvani rrezikon ta paguajë shtrenjtë “poshtërimin e Kinës”
-
Pelosi: Ne nuk do ta braktisim Tajvanin
-
SHBA-ja sfidon Kinën, Pelosi ateron në Tajvan
-
Kina mund ta përdorë forcën për shkak të vizitës së Pelosit në Tajvan, druan SHBA-ja