Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se ka marrë dokumente nga një laborator zviceran që analizoi mostrat e gazit nervor të përdorur në sulmin ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, “dhe dokumentet tregonin për një agjent të bërë në Perëndim”.
Lavrov tha se dokumentet tregojnë se mostrat nga Solzberi, ku ndodhi sulmi, përfshijnë gjurmë të agjentit nervor “BZ”, i cili është në arsenalin e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe vendeve të tjera të NATO-s, shkruan KP.
Rusia edhe më parë ka akuzuar vendet perëndimore si origjinë e helmit nervor, por nuk ka ofruar në asnjë rast dëshmi për këtë.
Kurse perëndimi nga ana tjetër, e ka bërë Rusinë fajtore për sulmin ndaj ish-agjentit rus, i cili jetonte në Britani, pas një dënimi që kishte marrë nga Moska për spiunim te Londra.