Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lavrov : Akuzat për puç në Mal të Zi – të pabaza

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka hedhur poshtë akuzat se Moska kishte dorë në komplotin e dështuar për ta vrarë kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe për ta përmbysur qeverinë e tij properëndimore, duke thënë se pretendimet janë “të pabaza”.

Më tutje, zoti Lavrov sot e ka denoncuar një raport në mediat britanike ku pretendohet se inteligjenca e Britanisë kishte konkluduar se Moska e kishte dhënë “mbështetjen dhe bekimin” për komplot që në muajin tetor të vritej kyreministri i atëhershëm, Millo Gjukanoviq, me qëllim që të shkatërrohej anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.

Lavror tha se raporti ishte “i pabesueshëm”.

Sunday Telegraf londinez ka raportuar dje, duke cituar burime në qeverinë britanike, që kanë thënë se “puçi i planifikuar ishte njëri prej shembujve aktualë më të qartë të një fushate agresive në rritje të Rusisë për ndërhyrje në çështjet perëndimore”.

Prokurori special i Malit të Zi, Milivoje Katiq, i tha sot Televizionit të Malit të Zi se “trupa të shtetit rus ishin të involvuar në një nivel të caktuar”.

Edhe Rusia shqyrton kërkesën e Malit të Zi për hetimin e komplotit për puç Botë Rusia shqyrton kërkesën e Malit të Zi për hetimin e komplotit për puç

Ai tha se njëri prej të arrestuarve për këtë komplot, shtetasi rus, Eduard Shishmakov, ishte operativist i shërbimit sekret të Rusisë, që njëherë kishte shërbyer si zëvendësatashe ushtarak në Poloni.

Ambasada e Rusisë në Mal të Zi tha se nuk ka marrë informacione zyrtare lidhur me akuzat.