Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kush janë ushtarët ukrainas që kanë mbetur në Mariupol?

Fabrika e hekurit dhe çelikut Azovstal, e cila është 13 kilometra e madhe, është bërë bastioni i fundit i rezistencës ukrainase në Mariupol, shkruan BBC.

Komandanti i bastionit lëshoi ​​një video-mesazh në orët e para të mëngjesit të së mërkurës duke thënë se njerëzve të tij mund të kenë mbetur vetëm disa orë gjallë.

Majori Serhiy Volyna ka thënë se trupat e tij nuk do të dorëzoheshin, por ai u lut për ndihmë ndërkombëtare për 500 ushtarët e plagosur dhe qindra gra dhe fëmijë që ai tha se ishin fshehur me ta në fabrikën e çelikut.

Majori Volyna është komandant i Brigadës së 36-të të Marinës.

Javën e kaluar Rusia tha se 1026 ushtarë nga ajo njësi, përfshirë 162 oficerë, ishin dorëzuar në Mariupol.

Njësia tjetër në fabrikën e çelikut është Brigada Azov, e quajtur sipas Detit të Azov që lidh Mariupolin me pjesën tjetër të Detit të Zi.

Azov është një milici e lidhur me nacionalistët e ekstremit të djathtë, e cila më vonë u përfshi në Gardën Kombëtare të Ukrainës. Numri i tyre u vlerësua në rreth 900.

Marinsat u bashkuan me Azovin në Mariupol javën e kaluar. Është e paqartë se sa trupa ukrainase kanë mbetur në fabrikë.

 

Artikuj të ngjashëm