Në Kurdistanin irakian, më 25 shtator, do të organizohet referendumi për pavarësi, ka njoftuar kryesia e këtij rajoni autonom, transmeton Koha.net.
"25 shtatori është zgjedhur datë për mbajtjen e referendumit për pavarësi”, thuhet në kumtesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBagdadi zyrtar kundërshton këtë vendim.
Kurdistani është rajon në veri të Irakut dhe ka autonomi nga viti 1991. Forcat e armatosura të këtij rajoni janë të përfshira n ofensivën kundër Shtetit Islamik.
Marrëdhëniet e rajonit me Bagdadin janë rrënuar gjatë viteve të fundit për shkak të mos zgjedhjes së shumë problemeve, përcjell AP .
Kryeministri i Irakut Hajder el Abadi në muajin prill kishte deklaruar se respekton të drejtën e popullatës kurde që të votojë për pavarësi, por ka theksuar se nuk mendon që të jetë koha e duhur për këtë akt.