Kulla e Eiffelit në Paris, e cila u mbyll ditë më parë për shkak të borës së madhe nuk do të hapet as sot siç ishte paralajmëruar.
Mediet e huaja njoftojnë se për shkak të reshjeve të mëdha të borës, Kulla do të mbetet e mbyllur edhe sot, pra deri të dielën nuk do të hapet, transmeton Koha.net.
Autoritetet kanë njoftuar se është shumë e rrezikshme për turistët që ta vizitojnë atë në këtë kohë.
Bashkia e Parisit ka njoftuar se bora për 24 orë ka mbërritur në 12 cm.
Dëbora e madhe ka shkaktuar edhe dëme e aksidente të mëdha këto ditë në Francë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kulla e Eiffelit dhe Muzeu i Louvreit me orar të shkurtuar për shkak të nxehtit ekstrem
-
Franca përballet me zjarre si pasojë e temperaturave të larta
-
Vazhdojnë përpjekjet për ta shuar zjarrin në pyjet e Francës, arrestohen dy persona
-
Zjarr i madh pranë Parisit, dërgohen avionë për ta shuar
-
Temperaturat rekord në Francë, banorët rrezikojnë jetën për t’u freskuar në ujë