Megjithatë, Rusia ka paralajmëruar të hënën kundër ndonjë “ndërhyrjeje të jashtme” në Kubë, pasi mijëra persona kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër Qeverisë komuniste. Moska nuk ka sqaruar se kush mund të jetë duke ndikuar në Kubë, mirëpo paralajmërimi duket se u është drejtuar Shteteve të Bashkuara, të cilat i kanë bërë thirrje Kubës të mos i shënjestrojë protestuesit
Kubës komuniste po i dridhen themelet. Vendi po përballet me revoltën më të madhe publike në tri dekadat e fundit. Pakënaqësia që mund të jetë fatale për regjimin socialist është e lidhur ngushtë me kolapsin ekonomik dhe me krizën e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.
Megjithatë, Rusia ka paralajmëruar të hënën kundër ndonjë “ndërhyrjeje të jashtme” në Kubë, pasi mijëra persona kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër Qeverisë komuniste.
“Ne e konsiderojmë të papranueshme ndonjë ndërhyrje eventuale në çështjet e brendshme të shtetit sovran, apo ndonjë veprim destruktiv që do të inkurajonte destabilizimin e situatës në këtë ishull”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, përmes një deklarate, transmeton agjencia e lajmeve AFP.
Ajo nuk ka sqaruar kush mund të jetë duke ndikuar në Kubë, mirëpo paralajmërimi duket se u është drejtuar Shteteve të Bashkuara, të cilat i kanë bërë thirrje Kubës të mos i shënjestrojë protestuesit.
“Ne jemi duke përcjellë nga afër zhvillimet e situatës, në dhe rreth Kubës”, ka thënë Zakharova.
Edhe
Presidenti i Kubës: Të gatshëm të luftojmë nëse është e nevojshme
“Ne jemi të bindur se autoritetet kubane janë duke marrë të gjithë hapat e nevojshëm për të rikthyer rendin publik në interes të qytetarëve të shtetit dhe brenda kornizës kushtetuese”, ka thënë mes të tjerash ajo.
Kuba ka qenë aleate e rëndësishme e ish-Bashkimit Sovjetik në Luftën e Ftohtë dhe Moska ka vazhduar të ketë marrëdhënie të mira diplomatike me Havanën, prej shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik më 1991.
Protestat në Kubë janë duke u konsideruar ndër më të mëdhatë në dekada, kundër Qeverisë.
Protestuesit kanë marshuar nëpër qytete, duke bërtitur “poshtë diktatura”.
Në disa pamje nëpër rrjetet sociale janë parë forcat e sigurisë duke ndaluar dhe rrahur disa protestues.
Kubanët janë zemëruar nga gjendja ekonomike, kufizimet në liritë civile, si dhe nga menaxhimi që i kanë bërë autoritetet pandemisë së koronavirusit. Shumë prej demonstruesve kanë brohoritur “dorëheqje Diaz-Canel”, duke nxitur grupe të mbështetësve të Qeverisë të dilnin në sheshe. Ata kanë brohoritur “Fidel” duke valuar flamurin kuban.
Forca të armatosura deri në dhëmbë e me makineri të rëndë janë nxjerrë në rrugë.
Edhe
Presidenti i Kubës i përgjigjet Trumpit lidhur me deklaratën e tij për marrjen e ishullit
“Ne po kalojmë kohë përnjëmend të vështira”, ka thënë Miranda Lazara, 53 vjeç, mësimdhënëse vallëzimi, që i ishte bashkuar protestës së kthyer në marsh në Havanë. “Na duhet ndryshim i sistemit”.
Diaz-Canel, i cili edhe e drejton Partinë Komuniste, ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për krizën për shkak të sanksioneve ekonomike ndaj ishullit. Në një fjalim televiziv ai ka thënë se fajet i kanë “mercenarët” e SHBA-së për “provokimet” që kanë marrë karakter të revoltës së organizuar publike.