Drejtori i përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Robert Mardini, i ka bërë thirrje Ukrainës dhe Rusisë të pajtohen për evakuim të sigurtë të civilëve nga Mariupoli dhe po ashtu nga vijat tjera të frontit, raporton agjencia Reuters të enjten.
Mardini ka thënë se furnizimet në Mariupol po mungojnë dhe ka shtuar se 170 mijë qytetarë janë të ngujuar pa energji elektrike.
Nga Kryqi Kuq është thënë se është shumë e rëndësishme që të ndodhë evakuimi nga Mariupoli. Ukraina ka nisur 45 autobusë në drejtim të Mariupolit.
“Ne konfirmojmë se konvoji po lëvizë nga Dnipro për në Zaporizhzhia, dhe po shpresojmë të futet në Mariupol nesër”, është thënë nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, që po ashtu ka shtuar se ka dërguar pako me ndihma dhe furnizime mjekësore. “Për arsye logjistike dhe të sigurisë, do të jemi të gatshëm të udhëheqim operacionin e kalimit të sigurtë të premten, nëse gjitha palët pajtohen me kushtet, përfshirë rrugën, kohën e fillimit dhe zgjatjen e operacionit. Është shumë me rëndësi që operacioni të ndodhë. Jetët e dhjetëra mijëra personave në Mariupol varen nga këto”.
-
OKB-ja dhe Kryqi i Kuq konfirmojnë fillimin e procesit të evakuimit nga Mariupoli
-
Planifikohet evakuimi i 6000 personave nga Mariupoli
-
Kryqi i Kuq arrin të largojë të sigurt më shumë se 1.000 banorë nga Mariupoli
-
Korridori i evakuimit të Mariupolit do të jetë funksional gjatë të hënës
-
Rusët tërhiqen, por lënë prapa minat