Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), kanë raportuar se do të zvogëlojnë në mënyrë drastike, operacionet e tyre në Afganistan.
Kjo deklaratë erdhi pas vrasjes së shtatë punonjësve të Kryqit të Kuq, nga një sulm në Afganistan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeklarata e komitetit të Kryqit të Kuq, nënvizon sigurinë e përkeqësuar për punëtorët që operojnë në vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton rel.
“Ekspozimi nga rrezikut është bërë brenga dhe sfida jonë më e madhe”, ka thënë Monika Zanarelli, shefe e Kryqit të Kuq në Afganistan.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër, përpos të reduktojmë drastikisht prezencën tonë në Afganistan”, ka shtuar ajo.
Sipas ushtrisë amerikane, qeveria afgane kontrollon jo më shumë se 60 për qind të vendit, pjesa tjetër kontrollohet nga talebanët dhe grupet tjera kryengritëse.