Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministri slloven Cerar jep dorëheqje

Foto: Ilustrim

Kryeministri i Sllovenisë Miro Cerar, pas mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme të kabinetit të tij, ka vendosur të japë dorëheqje. Vendimin do t’ia kumtojë nesër kryetarit të Sllovenisë Borut Pahor, transmeton Koha.net.

Dorëheqjen e ka dhënë, për shkak të vendimit të Gjykatës Supreme që ta anulojë referendumin për ndërtimin e korridorit të dytë hekurudhor nga Kopri deri në Divaçe.

“U mbush kupa, projekti i hekurudhës mori goditjen e re. Në këto zhvillime nuk dua të marr pjesë” ka thënë Cerar, përcjell Delo.

Cerar ka theksuar se funksionin e kryeministrit do ta ushtrojë deri në zgjidhjen e kryetarit të re të Qeverisë.