Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka njoftuar se ai dhe gjithë familja e tij janë shëruar nga COVID-19. Njoftimi i tij ka ardhur vetëm një javë pasi ka treguar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Ne vetëm sa kemi marrë rezultatet e testimeve. Të gjitha rezultatet janë negative”, ka shkruar Pashinyan në rrjetet sociale, ndërsa ka shtuar se është kthyer në punën e plotë.
Armenia ka regjistruar 13.325 raste me koronavirus dhe 211 të vdekur.