Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kronologjia e luftës së Bosnjës

Beograd, 22 nëntor– Një kronologji të luftës në Bosnjë ka dhënë sot DPA, me rastin e shpalljes së aktgjykimit ndaj të akuzuarit kryesor për krime lufte e gjenocid në këtë vend, Ratko Mlladiq. Këtë kronologji e transmetoi edhe ATSH.

Më poshtë vijojnë ngjarjet kryesore para, gjatë dhe pas luftës në Bosnje, që filloi më 6 prill 1992:

1991 – Federata Jugosllave fillon shpërbërjen me ndarjen e Sllovenisë dhe Kroacisë. Pas këtyre vendimeve shpërthen dhuna për shkak të kundërshtimit serb ndaj ndarjes.

Shkurt-mars 1992 – Kroatët dhe myslimanët boshnjakë, pro ndarjes nga Jugosllavia, kaluan votat e serbëve në një referendum për pavarësi. Serbët të nxjerrë nga institucionet, krijuan autoritetet e tyre dhe u armatosën nga ushtria jugosllave.

Prill 1992 – Serbët filluan rrethimin e Sarajevës dhe morën nën kontroll më shumë se gjysmën e territorit të Bosnjës. Spastrime etnike dhe masakra që shnjestruan civilët filluan në gjithë Bosnjën, të zhvilluara nga të tre komunitetet kryesore në territoret që kontrollonin.

Edhe Srebrenica s’e harron gjenocidin Rajon 2 j. më parë Srebrenica s’e harron gjenocidin

1993 – Filluan luftime mes myslimanëve dhe kroatëve, që kishin qenë aleatë të vështirë kundër serbëve. Kombet e Bashkuara dërguan paqeruajtës për të krijuar zona të sigurta për myslimanët në Sarajeve, Gorazhde dhe Srebrenicë.

1994 – Lufta vazhdon pas dështimit të bisedimeve dhe armëpushimit. Rrethimi i Sarajevës hyri në vitin e tretë.

1995 – Ky rrethim fillon të bjerë pasi aeroplanët e NATO-s bombarduan armatimin e rëndë serb që gjendej pranë Sarajevës. Duke e ndjerë se konflikti po shkonte drejt një mbyllje, forcat serbe hynë në Srebrenicë dhe vranë rreth 8 000 myslimanë djem dhe burra, si dhe duke pastruar etnikisht lindjen e Bosnjës.

Tetor 1995 – Fillon një armëpushim. Bisedimet e mbikëqyrura nga Kombet e Bashkuara prodhuan një marrëveshje paqeje në dhjetor. Sipas një anketimi të zhvilluar për tre vite nga Qendra e Kërkimit dhe Dokumentimit në Sarajeve të publikuar 12 vite më pas, më shumë se 97 000 persona ishin vrarë gjatë luftës dhe 40 000 prej tyre ishin civilë.

1996 – Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) filloi gjyqin e saj të parë për krimet e luftës.

Edhe 31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të zhdukur Rajon 2 j. më parë 31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të zhdukur

Shkurt 2007 – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se masakra e vitit 1995 në Srebrenicë ishte një gjenocid i zhvilluar nga serbët e Bosnjës, ndërsa Serbia u mbajt përgjegjëse vetëm për faktin që nuk bëri mjaftueshëm për ta ndaluar.

Korrik 2008 – Lideri i serbve të Bosnjës në kohën e luftës, Radovan Karazhiq u arrestua në Beograd dhe u dërgua në ICTY për zhvillimin e një gjyqi për gjenocid, pas 13 vitesh në arratisje.

Maj 2011 – Ratko Mlladiq, gjenerali i serbve të Bosnjës që drejtoi operacionet ushtarake në Sarajevë dhe Srebrenicë, si dhe personi në arratisje më i kërkuar nga ICTY-ja, u arrestua në Serbi dhe u dërgua para Gjykatës për gjenocid.

Maj 2012 – ICTY-ja akuzon Mlladiqin për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të ndryshme lufte, përfshirë fushatën e snajperave kundër Sarajevës si dhe për marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Edhe Kolumne 2 muaj më parë Një regjim në këmbë për një kriminel lufte

Mars 2016 – Karaxhiç gjykohet në moshën 40 vjeçare për gjenocid në Srebrenicë dhe krime të tjera, persekutime, shfarosje, vrasje, deportime, veprime çnjerëzore, terror, sulme joligjore kundër civilëve dhe pengmarrje. Vendimi i apelua.

Nëntor 2017 – ICTY-ja shpall gjykimin për Mlladiq.