Britania e Madhe është pajtuar që ta transferojë Radovan Karaxhiqin, ish-liderin e serbëve të Bosnjës të dënuar për krime lufte gjatë konfliktit në Ballkan në vitet 1990-ta, në një burg britanik për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit, raporton “The Guardian”.
“Radovan Karaxhiq është një nga pak persona që janë shpallur fajtor për gjenocid. Është përgjegjës për masakrën e burrave, grave dhe fëmijëve në gjenocidin e Srebrenicës dhe ka ndihmuar në rrethimin e Sarajevës me sulmet e pamëshirshme mbi civilët”, ka thënë sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab. “Ne duhet të krenohemi me faktin që, nga mbështetja e Britanisë për të siguruar arrestimin e tij, deri te qelia e burgut me të cilën përballet tash, Britania ka mbështetur ndjekjen 30-vjeçare të drejtësisë për këto krime të tmerrshme”.
Karaxhiq 75-vjeçar, u dënua me 40 vjet burgim në vitin 2016 pasi u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, ku forcat serbe në Bosnjë vranë më shumë se 8000 myslimanë.
-
Karaxhiqi “s’e di çfarë e ka gjetur”, mbyllet në burg me përdhunues e pedofilë në Britani
-
Britania i bën thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin
-
Vdiq krimineli i luftës, Ratko Mladiq
-
31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të zhdukur
-
Të mbijetuarat e Srebrenicës jetojnë nën hijen e vdekjes