Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Krijesa mitike që po ndan një popull të tërë

Përplasja për krijesën gjigante ka vënë ekspertët kundër zyrtarëve – dhe halli nuk është se debati ka plasur se a ekziston apo jo krijesa mitologjike.

Por sherri ka nisur për pamjen e kësaj krijese, transmeton Koha Ditore.

“Kjo nuk është e drejtë. Qeveria nuk mund të bëjë çfarëdo që i teket”, ka deklaruar kalimtarja Reshma Shrestha, derisa lëviz kokën përpara shtatores së gjatë 2.1 metër në qendër të një shëtitoreje.

“Nëse nuk më keni treguar, nuk do ta dalloja se ishte një krijesë gjigante”.

“Është mundës sumo”

Edhe Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë Kuriozitet Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë

Arritja e së parës prej më shumë se 100 shtatoreve me mbishkrimin “Vizitojeni Nepalin” ishte menduar si fillimi i festimit njëvjeçar të asaj që mendohet se populli himalajas mund ta ofrojë për botën e jashtme.

Dhe shumë shpejt krijesa të tilla do të shpërndahen në krejt vendin – në atraksione për turistë, qendra tregtare, aeroporte dhe në disa kampe për shtegtarët e majës së Himalajës – por mendohet se do të dërgohen edhe nëpër qytete të ndryshme jashtë vendit për të rrokur vëmendjen e turistëve të mundshëm të vendit aziatik.

Por nisma për t’i dhënë shtytje promovimit të turizmit, që mëton të sjellë më shumë se dy milionë vizitorë në vend, ka mbetur disi në hije të debatit të madh për dukjen e shtatoreve.

“Në përralla popullore, krijesa është përshkruar si një krijesë me pamje majmuni”, ka thënë Ram Kumar Pandey. “Megjithatë, logoja e fundit e përshkruan si një mundës të sumos. Kjo nuk përkon aspak me karakterin mitik që është përshkruar në shumë përralla popullore”.

Edhe Shtohet interesimi për ngjitjen e malit më të lartë në botë Botë Shtohet interesimi për ngjitjen e malit më të lartë në botë

Dhe Pandey duhet ta dijë më së miri: është autori i shumë librave për këtë temë. Vërejtjet e tij janë mbështetur edhe nga nepalezë dhe historianë të tjerë.

Dhe duhet pranuar se kur vjen puna te krijesat e ngjashme, nepalezët janë ekspertë e shkuar ekspertëve. Ata flasin natyrshëm për bishat që jetojnë në Himalaje dhe elemente të ngjashme nëpër përrallat e tyre. Dhe kjo punë nuk iu lë përshtypje aspak....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)