Kremlini ka përshëndetur strategjinë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për sigurinë kombëtare duke thënë se është në përputhje me vizionin e Rusisë, transmeton “The Guardian”.
Moska ka mirëpritur dokumentin e Shtëpisë së Bardhë që është kritik ndaj Bashkimit Evropian, ndërsa bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë po hyjnë në një fazë vendimtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKremlini ka lavdëruar strategjinë e Trumpit, duke e quajtur atë si një ndryshim inkurajues të politikës që përputhet kryesisht me të menduarit e Rusisë.
Komentet vijnë pas publikimit të një dokumenti të Shtëpisë së Bardhë të premten ku kritikohet BE-ja dhe thotë se Evropa është në rrezik “të zhdukjes së civilizimit”, ndërsa e bën të qartë se SHBA-ja është e përkushtuar të krijojë marrëdhënie më të mira me Rusinë.
“Ndryshimet që shohim korrespondojnë në shumë mënyra me vizionin tonë”, ka thënë të dielën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai mirëpriti sinjalet se administrata Trump është në “favor të dialogut dhe ndërtimit të marrëdhënieve më të mira”.