Kremlini tha se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Turqi të martën, më 29 mars dhe se sipas Moskës, është e rëndësishme që të ketë takime sy më sy, meqë ka pasur mungesë të përparimit në bisedime deri më tash.
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan që Stambolli të ishte nikoqir i raundit të ri të bisedimeve, që Turqia shpreson se do të çojë në një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë.
Turqia tha se bisedimet mund të nisin të hënën, por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ka pak gjasa që negociatorët të arrijnë në Turqi të hënën.
“Përderisa ne nuk mund të flasim për përparim në bisedime, fakti qëndron se takimet sy më sy janë të rëndësishme”, tha Peskov. “Ne kemi politikë që të mos tregojmë informacione për bisedimet sepse mendojmë se vetëm mund të dëmtojnë procesin negociator”.
Deri më tani, sipas Peskovit, nuk është arritur ndonjë përparim në bisedimet me Ukrainën apo për idenë për një takim midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka folur për takimin e mundshëm Putin-Zelensky. Ai tha se do të ishte kundërproduktive që një takim i tillë të mbahej tani, duke shtuar se liderët duhet të takohen kur dy palët të arrijnë përparime në bisedime.
Edhe
Ukraina i kërkon Turqisë të organizojë një takim Putin-Zelensky
“Një takim ndërmjet Putinit dhe Zelenskyt është i nevojshëm sapo ne të jemi afër zgjidhjes së të gjitha çështjeve kyçe”, tha Lavrov gjatë një interviste për mediat serbe.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. /REL
-
Kremlini: Putini riafirmon angazhimin për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë
-
Të mërkurën mbahet raundi tjetër i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës
-
Kremlini: Jemi të pajtimit për të zhvilluar një rund të ri negociator me Ukrainën, por ka dallime
-
Rusia pret të dakordohet për rundin e tretë të bisedimeve me Ukrainën