Kamioni me 71 arkivole në të cilët gjenden mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, që sot në mëngjes u nis nga Visoku, pas kalimit të kryeqytetit të Bosnjës e Hercegovinës dhe homazheve, arriti në Potoçar, ku më 11 korrik do të kryhet falja kolektive e namazit të xhenazes dhe varrimi.
Nëna, vëllezër, motra, baballarë, por edhe shumë familjarë dhe miq arritën para ish-Fabrikës së baterive në kompleksin e Qendrës Memoriale të Srebrenicës-Potoçar, ku do të shprehnin lamtumirën e fundit me anëtarët e vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ata në heshtje, sikur edhe vitet e kaluara, formuan dy radhë që nga kamioni me mbetjet mortore e deri te hyrja e ish-fabrikës, ku në duar bartnin arkivolet. Arkivolet me mbetjet mortore të viktimave, që janë vrarë në korrik të vitit 1995, do të vendosen më 10 korrik në varrezën e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçar.
Kamioni i mbuluar me flamurin e Bosnjë e Hercegovinës sot në mëngjes nga varreza e qytetit të Visokut u nis drejt Potoçarit, ku më 11 korrik do t’u falet namazi kolektiv i xhenazes në Qendrën Memoriale të Potoçarit në 22-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Në mesin e 71 viktimave që këtë vit do të varrosen në funeralin kolektiv gjenden edhe shtatë të mitur.
-
Srebrenica s’e harron gjenocidin
-
31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të zhdukur
-
Bota mblidhet në Potoçari, në përkujtim të mbi 8.000 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës
-
Mijëra njerëz mblidhen për të shënuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë
-
29 vjet nga masakra e Srebrenicës