Në Itali, në 24 orët e fundit kanë vdekur 812 persona si pasojë e koronavirusit, duke rritur numrin e përgjithshëm në 11.591, që e bën atë vendin dukshëm më të goditur, raportojnë mediat e huaja të hënën.
Pak shpresë për italianët jep rënia e numrit të infektuarve në 24 orët e fundit. Janë paraqitur 4.050 raste, që është numri më i vogël që nga 17 marsi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe rastet e reja, numri i të infektuarve në këtë vend është rritur në 101.739. Vetëm SHBA-ja ka më shumë të infektuar, mbi 145 mijë.
Edhe Spanja gjatë ditës ka njoftuar për mbi 800 të vdekur në 24-orëshin e fundit.