Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja Veriore teston një raketë balistike

Koreja Veriore ka testuar një raketë balistike nga një zonë në veri të kryeqytetit të vendit, Pyongyang, njoftoi agjencia e lajmeve “Yonhap” .

Lloji i raketës ende nuk është bërë i ditur, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Ushtria e Koresë së Jugut tani po analizon llojin e raketave të hedhura dhe distancën e fluturimit të predhës.

Ngjarja ndodhi pak orë më vonë pasi sekretari amerikan Rex Tillerson, bëri thirrje për të detyruar Korenë Veriore të heq dorë nga ambiciet e saj bërthamore.