Koreja Veriore ka lancuar të enjten një raketë të paidentifikuar, ka bërë të ditur ushtria e Koresë Jugore, më pak se një javë pasi që lideri i vendit komunist, Kim Jong-Un, e mbikëqyri testimin e disa raketave dhe një predhe në perëndim të vendit.
Predha është lancuar në orët e para të së enjtes nga qyteti veriperëndimor Sino-ri, në drejtim të lindjes, ka njoftuar shefi i stafit ushtarak të Jugut, raporton “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.
Një zyrtar koreanojugor, duke folur nën kushtin e anonimitetit, ka thënë se raketa besohet të ketë fluturuar përgjatë një distance prej 420 kilometrash.
“Nuk mund ta dini se çfarë predhe është, bazuar vetëm nga distanca që ka përshkuar”, ka thënë Yang Uk, një ekspert i lartë i Forumit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Koresë së Jugut. “Por një gjë është e qartë – nuk ka dyshime se bëhet fjalë për një raketë”. Bazuar në distancën e përshkuar, rrezja e veprimit të raketës së të enjtes duket të jetë më e gjatë se sa ajo e të shtunës, kur Koreja Veriore lancoi disa raketa nga brigjet e saja lindore drejt oqeanit, duke i ngritur sërish tensionet në Gadishullin Korean në kohën e bllokadës së bisedimeve në mes të Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
-
Koreja e Veriut lëshon një raketë të ndaluar me fluturimin më të gjatë deri më tani
-
Koreja Jugore kërcënohet me raketa nga fqinja veriore
-
S’ndalet Koreja e Veriut, lanson tjetër raketë balistike
-
Koreja e Veriut lëshon raketa disa orë pasi Bideni largohet nga Azia
-
Koreja e Veriut lanson raketë balistike