Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja Veriore kthen trupat amerikane të vrarë në Luftën e Koresë

Koreja Veriore ka kthyer mbetjet mortore që besohet të jenë të trupave amerikane të vrarë gjatë luftës koreane. Ky shihet si një veprim i kujdesshëm në marrëdhënien diplomatike në mes të SHBA-së dhe Koresë Veriore, përcjell KosovaPress.

Një gardë e nderit ka pritur aeroplanin që kishte bartur mbetjet e tyre në një bazë të Amerikës në Korenë Jugore. Familjarët kanë pritur për vite që të marrin trupat e më të dashurve të tyre.

Për këtë pikë ishte arritur pajtueshmëri në samitin e qershorit të mbajtur në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un. Samit ky i cili u kritikua për mungesë të qartësisë lidhur me marrëveshjet që ishin arritur në të.

Mirëpo, kthimi i mbetjeve amerikanë në fakt ka qenë një nga katër pikat e listuara në deklaratën e nënshkruar nga dy liderët.

Besohet se 55 ushtarë janë kthyer, mirëpo ende është e nevojshme që t’u bëhen testimet nga forenzika që të kuptohet nëse ata janë ushtarët e vrarë- proces ky që mund të marrë edhe vite.