4 mijë e 600 ushtarë të Koresë së Jugut kanë marrë pjesë në paradën ushtarake në rrugët e Seulit së bashku me 300 ushtarë amerikanë.
Pjesë e kësaj parade ishin edhe tanket, raketat dhe armatime të ndryshme, që dëshmojnë gatishmërinë e shtetit.
Koreja e Jugut për herë të fundit paradë ushtarake kishte mbajtur në vitin 2013.
Shfaqja e forcës ushtarake është bërë në kohën e kërcënimeve nga Koreja e Veriut, e cila i ka kërkuar Rusisë ndihmë në zgjerimin e arsenalit bërthamor në këmbim të furnizimit të Moskës me armë konvencionale për shkak se Rusisë i është pakuar arsenali nga lufta në Ukrainë.
Shqetësimet janë rritur edhe më shumë kur lideri verikorean Kim Jong-un udhëtoi drejt Rusisë për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin.
Koreja e Veriut dëshiron teknologjinë ruse për zhvillimin e satelitëve spiunë, nëndetëseve bërthamore dhe raketave të fuqishme me rreze të gjatë veprimi.
Armët e tilla përbëjnë kërcënim të madh të sigurisë te Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.