Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja e Jugut: Nuk do të ngutemi me përdorimin e vaksinën anti-Covid

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë njoftuar se tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për të siguruar vaksinën anti-Covid për 44 milionë njerëz, mirëpo nuk do të nguten në përdorimin e tyre.

Qeveria ka bërë të ditur se kanë blerë 20 milionë doza nga AstraZeneca, Pfizer Inc dhe Moderna ndërsa 4 milionë doza të tjera nga Johnson dhe Johnson’s Janssen.

Pavarësisht rritjes së rasteve, Korea ka njoftuar se nuk do të nxitojnë në përdorimin e tyre pa siguruar me rreziqet që vaksina mund t’i ketë.

“Ne nuk e shohim të nevojshme të fillojmë me nxitim vaksinimin pa siguruar rreziqet që ajo mund t’i posedojë”, ka thënë ministri i shëndetësisë.

Pranimi i vaksinës do të fillojë nga muaji mars dhe gjatë kësaj periudhe, autoritetet do vëzhgojnë gjendjen.

Qeveria ka alokuar një shtesë prej 1.3 trilionë dollarësh në buxhetin e vitit të ardhshëm për blerjen e vaksinave.