Ushtria e Koresë së Jugut ka kërkuar falje për dështimin për të rrëzuar pesë dronë që Koreja e Veriut kishte lwshuar përtej kufirit të tyre të përbashkët të hënën.
Seuli gjuajti të shtëna paralajmëruese dhe dërgoi avionë dhe helikopterë sulmues për të rrëzuar dronwt, njëri prej të cilëve fluturoi afër kryeqytetit.
Pavarësisht një ndjekjeje prej pesë orësh, dronët thuhet se të gjithë u kthyen në Korenë e Veriut.
Presidenti i Koresë së Jugut ka thënë se incidenti tregoi se gatishmëria e ushtrisë ishte e dobët.
Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut, i cili përfaqëson degët kryesore të shërbimeve të saj të armatosura, pranoi në një deklaratë të martën se ndërsa ushtria mund të kundërshtojë "sulmet e dronëve që përbëjnë një kërcënim real", ajo është e kufizuar në aftësinë e saj për të zbuluar dhe goditur dronët spiun.
"Mungesa e gatishmërisë së ushtrisë sonë ka shkaktuar shumë shqetësim tek njerëzit”, ka thënë zyrtari i lartë, Kang Shin-chul.
Edhe
Koreja e Jugut akuzon Veriun për provokim me dron
Ai shtoi se ushtria "do të përdorë në mënyrë aktive pajisje zbulimi për të dalluar dronin e armikut që në një fazë të hershme dhe për të vendosur në mënyrë agresive mjetet e goditjes".
Inkursioni i së hënës ishte hera e parë në pesë vjet që dronët e Koresë së Veriut kishin hyrë në hapësirën ajrore të Jugut dhe vjen mes tensioneve të shtuara në gadishull, me Veriun që kryen një numër rekord të testeve raketore këtë vit.