Korea Veriore ka shkrepur dy raketa, ka bërë të ditur ushtria jugkoreane, në atë që duket të jetë testimi i parë i armëve brenda këtij viti.
Shumë pak dihet për këto dy raketa, me përjashtim të asaj se ato janë lansuar prej bregdetit lindor të Veriut, në drejtim të Detit të Japonisë, po ashtu të njohur si Deti Lindor.
Gjatë majit të kaluar ishin testuar raketat e para, pas një ngrirjeje 18-muajshe. Me kalimin e vitit, teste të shumta të reja ishin ndërmarrë, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Korea Veriore zakonisht ka përshkallëzuar testimin e raketave gjatë pranverës.
“Ushtria është duke e monitoruar situatën dhe është në gjendje gatishmërie”, shkruan në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugkoreane.
Testimet vijnë vetëm disa ditë pasi që Korea Jugore dhe SHBA-ja bënë të ditur shtyrjen e manovrave vjetore të përbashkëta të cilat e zemërojnë Veriun, shkaku i shqetësimeve rreth koronavirusit.
-
Dyshohet për skandalin e parë të spiunazhit në Botëror
-
Irani lëshon raketa drejt Izraelit, për herë të parë që nga prilli
-
Koreja e Veriut thotë se një tjetër dron i Koresë së Jugut hyri në hapësirën e saj ajrore
-
Rusia lanson raketën hipersonike Zircon në Detin Barents në stërvitjet me Bjellorusinë
-
Koreja e Jugut lëshon të shtëna paralajmëruese ndaj trupave të Koresë së Veriut që kaluan kufirin