Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Korea Veriore kritikon SHBA-në në bisedimet për denuklearizim

Koreva Veriore ka kritikuar, siç ka quajtur, qasjen penduese nga Washtingtoni gjatë bisedimeve për denuklearizim nga sekretari amerikan Mike Pompeo.

Kjo deklaratë erdhi pasi Pompeo tha për bisedimet me Korenë se ishin “produktive”. Ai tha se bisedat me zyrtarin e lartë Korean Kim Yong Chol, u zhvilluan me besim të plotë, dhe kjo është diçka pozitive, transmeton rel.

Por, disa orë më vonë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme koreane, tha se Washingtoni ka dështuar të jetësojë frymën pozitivë në samitin në mes SHBA-së dhe Koresë muajin e kaluar. Sipas deklaratës, SHBA akuzohet për kërkesa unilaterale ndaj denuklearizimit të Gadishullit.