Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kontesti kufitar Serbi – BeH, 40 kilometra katrorë

Komisioni i Serbisë për Kufirin me Bosnjën e Hercegovinën nuk është përfshirë ende në caktimin e vijës kufitare midis Serbisë e BeH, ndonëse ishte paralajmëruar se kjo do të kryhej deri në fund të këtij viti, shkruan “Nezavisne novine”, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj gazete kontesti midis këtyre dy vendeve ka të bëjë me 40 kilometra katror, pa e saktësuar ku ka “humbur” kjo sipërfaqe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas anëtarit të Komisionit për kufijtë e BeH, Zhelko Obradoviq, BeH është e gatshme për bisedime, porse pritet Komisioni nga Serbia.

Ai ka sqaruar se në mbledhjen e fundit janë përcaktuar kontestuese rreth 40 kilometra katrorë, që “është goxha shumë”, transmeton Koha.net deklaratën e Obradoviqit.

“Nuk mund u vazhdua puna meqë Komisioni ynë nuk kishte mandat të negociojë për këtë”, ka thënë Obradoviq.

Kufiri midis BeH dhe Serbisë është i gjatë 335 kilometra, ndërsa kontestohen pjesët rreth Zvornikut, Bajina Bashtës, pjesa nënoër të cilën kalon hekurudha Beograd-Tivar, si dhe pjesa rreth komunës së Pribojit, që është e ndarë me terriroin e komunës Rudo.

Kur është fjala për hekurudhën, ajo kalon nëpër territorin e BeH në një gjatësi 12 kilometra, dhe në të gjendet edhe stacioni Shtërpce. Serbia kërkon që i gjithë territori përreth hekurudhës, në tërësinë e tij, t’i takojë asaj, por informatave jozyrtare për këtë territor nuk ofron asgjë si shkëmbim territoresh”, shkruan “Nezavisne”, transmeton Koha.net.