Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vizitoi kongresistin amerikan, i cili u plagos të mërkurën në një sulm me armë.
Personi i armatosur, i cili qëlloi të mërkurën kongresistin republikan, Steve Scalise, dhe disa njerëz të tjerë, të cilët po ushtronin bejsboll jashtë Uashingtonit, ka pasur histori të gjatë të mosdurimit të republikanëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJames Hodgkinsin, 66 vjeç, i cili është vrarë nga policia në vendin e ngjarjes, ka qenë pjesë e një grupi të quajtur “Shkarkoni Partinë Republikane”.
Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania ka kanë kaluar rreth gjysmë ore me kongresistin Scalise, i cili mbetet në gjendje kritike në një spital në Virxhinia.
Trump u bëri thirrje amerikanëve që të lënë mënjanë dallimet politike.
“Jemi më të fuqishëm kur jemi të bashkuar dhe kur punojmë bashkë për të mirën e përbashkët”, tha Trump.