Kryeministrja britanike, Theresa May, ka vazhduar negociatat me partinë e vogël irlandeze, për ta ruajtur pushtetin, pasi që Partia e saj Konservatore e humbi shumicën parlamentare, pas rezultatit katastrofal të zgjedhjeve për të, vetëm disa ditë para se të nisin bisedimet rreth “Brexitit”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zyra e kryeministres May ka bërë të ditur, të dielën, se ajo kishte biseduar me Partinë Demokratike Unioniste (DUP), për të diskutuar rreth finalizimit të një marrëveshjeje, që do të paraqitej pas mbledhjes së Parlamentit, javën e ardhshme.
“Ne do të mirëpresim çfarëdo marrëveshje për të cilën arrihet pajtim, pasi që ajo do të ofrojë stabilitet dhe qartësi, për të cilën ka nevojë tërë vendi, teksa po bëhemi gati për bisedimet rreth ‘Brexitit’”, është bërë e ditur përmes një deklarate të “Downing Street” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Starmeri vazhdon të këmbëngulë në vazhdimin e qeverisjes
-
Keir Starmer nuk tërhiqet pavarësisht presionit për dorëheqje
-
Starmer premton ta afrojë Britaninë me BE-në ndërsa lufton thirrjet për largimin e tij
-
Starmeri përballet me presion në rritje pas humbjeve të rënda të Laburistëve në zgjedhje
-
A ka ende shpresë për marrëveshje politike? | Konfront