Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Komisioni Europian emëroi Ilze Juhansone sekretare të re të përgjithshme

Bruksel, 15 janar – Komisioni Europian emëroi Ilze Juhansonen, një ish-ambasadore të Letonisë në Bashkimin Europian, si sekretare të përgjithshme të tijj.

Juhansone shërben si sekretare e përgjithshme në detyrë që prej nëntorit, pas largimit të Martin Selmayrit, që nxiti një sërë polemikash për rolin e marrë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Që nga ardhja ime verën e kaluar, Ilze Juhansone e ka treguar veten se është shumë kompetente dhe e ditur”, tha presidentja e KE, Ursula von der Leyen, duke vlerësuar përvojën e saj të gjerë dhe aftësitë e drejtuese.

Von der Leyen i ka vënë përparësi vetes që të ketë më shumë gra me pozicione të larta në ekzekutivin e BE-së/DPA.