Gjithçka nisi si një shaka, sa për të përqeshur klasën e diskredituar politike në zgjedhjet e sivjetme për Asamblenë komunale në qytetin qendror të Serbisë, Mladenovc.
Studenti-25 vjeçar i komunikimit masiv, Luka Maksimoviq, veshi një kostum të bardhë, vuri orën e praruar të dorës, alamet unaza dhe doli me një qerre me kuaj nëpër rrugët e Mladenovcit, duke premtuar vende pune dhe para të thata në dorë për këdo që do t’ia jepte votën në zgjedhje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ai shtirej si politikani më i keq – duke bërë bujë me identitetin e ri politik, Lubisha “Beli” Preletaçeviq. Beli e ka kuptimin “i bardhi” në serbisht, derisa Preletaçeviq përdoret si shprehje për dikë që ndërron partinë politike për hesape të ngushta personale. Ishte kjo një maskë politike, me të cilën ai po mundohej t’ua mbushte mendjen qytetarëve t’ia besonin postin publik... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Vuçiqi është përbindësh e jo politikan
-
Skena dhune gjatë zgjedhjeve lokale në Serbi, Vuçiq thotë se u shpëtua nga një e keqe e madhe
-
Studentët në Serbi mbledhin nënshkrime për zgjedhje të parakohshme, për ta rrëzuar Vuçiqin
-
Kryetarët e komunave në veri zotohen për prosperitet të qytetarëve e bashkëpunim me Policinë
-
Partitë serbe ankohen për shantazh nga Lista Serbe, një rast denoncohet edhe në Polici