India të hënën e ka thirrë për bisedë ambasadorin turk në këtë shtet, duke i paraqitur notë proteste. E arsye për këtë janë komentet e presidentit të Turqisë, Tayyip Erdogan rreth rajonit të Kashmirit.
Sipas zyrtarëve indianë, këto komente të të parit turk mund të kenë ndikim tek lidhjet midis dy shteteve, raporton Reuters, transmeton Koha.net
India, që e konsideron tërë Kashmirin pjesë të veten, i ka thënë ambasadorit turk, Sakir Ozkan Torunlar se nëse merren për bazë komentet e Erdoganit, atëherë mund të thuhet se atij i mungojnë njohuritë rreth historisë së Kashmirit, ka bërë të ditur ministria e Jashtme indiane.
“Ky episod paraqet shembull të radhës të ndërhyrjes së Turqisë në çështjet e brendshme të shteteve tjera. Për Indinë, një gjë e tillë është tërësisht e papranueshme”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë së Jashtme indiane, Raveesh Kumar.
-
Erdogan: Sulmet e Izraelit mbi Liban e Siri kërcënojnë edhe Turqinë
-
Kryeministri indian redukton eskortën e tij për të kursyer naftën
-
Pakistani rrit masat e sigurisë për bisedimet për paqe
-
Erdogani dënon sulmin ndaj Konsullatës izraelite në Stamboll
-
Erdogani reagon pas kualifikimit të Turqisë në Botëror