Komandanti i Ushtrisë së Bosnjës e Hercegovinës, Enver Buza, është dënuar me 12 vjet burgim për krime të kryera ndaj kroatëve në shtator të vitit 1993 në Uzdoll të Prozorit (BeH).
Ai u shpall fajtor nga një gjykatë boshnjake, meqë gjatë luftës në BeH veproi në kundërshtim me rregullat e të drejtës humanitare mbi mbrojtjen e civilëve.
Sipas aktgjykimit, ai u gjet përgjegjës pasi më 14 shtator 1993 gjatë një sulmi u vranë barbarisht 27 civilë me përkatësi kombëtare kroate, raportojnë mediat boshnjake, transmeton Koha.net.