Bëhet e ditur se 320 militantë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) janë liruar duke e shfrytëzuar Ligjin e amnistisë.
Sipas mediave lokale në Kolumbi, Rodrigo Granda një nga liderët e FARC, ka thënë se 320 militantë janë liruar duke e shfrytëzuar Ligjin e amnistisë në përputhje me Marrëveshjen e paqes së arritur mes qeverisë dhe organizatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGranda gjithashtu potencoi se një numër i madh i militantëve të FARC janë duke pritur amnistinë.
Gjykata Kushtetuese e Kolombisë në muajin maj anuloi disa pika të rregullores së përgatitur nga kongresi për përshpejtimin e procesit të amnistisë për anëtarët e e organizatës.
Jesus Santrich, një nga liderët e FARC, para një jave filloi grevën e urisë për shkak se ligji për amnisti nuk zbatohet për të gjithë militantët dhe vonesën në rregulloren, ndërsa edhe rreth 1500 militantë në burgje i kanë dhënë mbështetje.
FARC pas një konflikti mbi 50 vjeçar më 27 qershor armën e fundit ia dorëzoi Organizatës të Kombeve të Bashkuara (OKB) në një ceremoni. Në ceremoninë e mbajtur në lokacionin e tubimit La Guajira në afërsi të qytetit Mesetas, morën pjesë presidenti Juan Manuel Santos, Shefi i Misionit të OKB-së në Kolombi Jean Arnault dhe lideri i organizatës Rodrigo Londono.
Ndryshe, procesi i çarmatosjes nisi më 1 mars pas mbledhjes së militantëve në lokacione të caktuara në vend. Më 17 mars FARC i dorëzoi OKB-së 140 armë, që ishte dorëzimi i parë i armëve nga FARC pas konfliktit që ka zgjatur për më shumë se 50 vite.
Lufta civile në Kolumbi, shtet ky me mbi 48 milionë banorë, ka zgjatur mbi gjysmë shekulli, që shkaktoi vdekjen e afër 260 mijë personave dhe shpërnguljen e mbi gjashtë milionë njerëzve.