Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina u dërgon ndihmë mjekësore palestinezëve pas armëpushimit

Kina ka njoftuar se u ka dërguar ndihmë mjekësore palestinezëve të plagosur në bombardimet izraelite që nga 11 maji.

"Kina do të sigurojë ndihmë humanitare për qeverinë palestineze për trajtimin e të plagosurve, të zhvendosurve dhe të pastrehëve", ka thënë Tian Lin, zëdhënës i Agjencisë Ndërkombëtare Kineze të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit.

Vendimi i Kinës erdhi pasi Egjipti ndërmjetësoi një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit pas 11 ditësh sulmesh ajrore izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës.

Kina aktivizoi mekanizmin e reagimit emergjent për ndihmën humanitare në Palestinë.

Gjithsej 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra u vranë gjatë sulmeve izraelite në Gaza që nga 10 maji.

Edhe Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën Botë Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën

"Kina do të sigurojë 1 milion dollarë për Palestinën si ndihmë urgjente humanitare, 1 milion dollarë Agjencisë së OKB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt dhe 200 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19", vijoi Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës gjatë konferencës për media, njoftoi e përditshmja kineze "Global Times".

"Si kryesuese e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina i ka dhënë prioritet kryesore adresimit të konfliktit aktual Palestinë-Izrael", deklaroi ai.