Forcat ajrore të ushtrisë kineze, kanë prezantuar dronët më të fuqishëm luftarakë që kanë kapacitet të mbartin bomba dytonëshe dhe në luftën ajrore mund të konsiderohen si tank-ajror.
Ushtria kineze ka prezantuar dronët më të përparuar të saj të cilat mund të transportojnë bomba dytonëshe, transmeton Syri raportimet. Droni i fundit kinez është quajtur “ Shpata e Mprehtë” dhe ai ka arritur të marrë çmimin e dytë të progreseve shkencore dhe teknologjike të këtij viti në Kinë.
Ky është i pari dron i këtij lloji që prodhohet nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.
Thuhet se droni “ Shpata e Mprehtë” do t’i vihet në shërbim ushtrisë kineze deri në vitin 2019 për kryerjen e misioneve të kontrolleve të huaja dhe për objektiva ushtarake.
Sipas "Daily Mail", duke qenë se programi i qeverisë kineze për prodhimin e dronëve është krejtësisht sekret dhe i fshehtë, rreth këtij droni nuk ka informacione dhe pamje ekzakte. Prodhimi i këtij droni që nga kinezët është quajtur Lijian, konsiderohet një sukses i madh në industrinë ajrore të Kinës.
-
Rusia po prodhon në mënyrë sekrete dronë luftarakë në Kinë
-
Fuqia e Kinës, zbulon qen robotë që gjuajnë me mitralozë
-
Ukraina i druhet mungesës së dronëve shkaku i kufizimeve të Kinës
-
SHBA-ja e shqetësuar se Kina mund të përdorë dronë që fluturojnë tre herë më shpejt se zëri
-
Robotë luftarakë e dronë supersonikë, po paralajmërohet një ofensivë e Kinës ndaj Tajvanit