Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina reagon ndaj cilësimit të presidentit amerikan

Foto: Reuters

Kina ka shprehur pakënaqësi ndaj presidentit amerikan Donald Trump, që iu referua koronavirusit si “virus kinez”.

Ministria e Punëve të Jashtme kineze ka bërë të ditur se SHBA-ja duhet të merret me punët e veta, para se ta stigmatizojë Kinën, transmeton Koha. Rastet e para të virusit vdekjeprurës janë regjistruar në Kinë në fund të vitit 2019.

Javën e kaluar, ministria kineze e punëve të jashtme shpërndau një teori konspiracioni kinse ushtria amerikane është sjellë në rajon dhe se transferimi i tyre po fshihet nga lajmet për koronavirusin. Kjo ngjalli reagime nga ana e amerikanëve, që kërkuan nga Kina ndaljen e shpërndarjes së informacioneve të rreme.

Ani pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje që virusi të mos lidhet me asnjë vend të veçantë shkaku i rrezikut të stigmatizimit, zyrtarët amerikanë koronavirusit shpesh i janë referuar si “virusi i Wuanit” ose “virusi kinez”.